Thaçi e Pacolli takohen me Erdogan’in

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zavendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, kanë takue presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë qëndrimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

Takimin me presidentin turk e ka ba publik presidenti Thaçi në rrjetet sociale, tue thanë se ky takim ishte i shkëlqyem.

“Takim i shkëlqyer me presidentin Erdogan. Turqia ka qenë një partnere e rëndësishme strategjike në projektet tona për të fituar njohje në skenën botërore”, ka shkrue Thaçi.

Edhe Pacolli ka shkrue në Facebook për këtë takim:

“Në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, së bashku me Presidentin Thaçi, takuam edhe Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Takim miqësor dhe frytdhënënës. Ri-konfirmuam marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve, duke shprehur zotimin dhe përkushtimin e dy-anshëm për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi. Kosova i është falënderuese Turqisë për mbështetjen e palëkundur në lidhje me procesin e shtet-ndërtimit në Kosovë dhe anëtarësimin e saj në të gjitha Organizatat Ndërkombëtare”.

Shperndaje në: