Thaçi e pret Delawien. Qe për çka biseduen!

thacidelawie

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka prit sot ambasadorin e Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Presidenti Thaçi e falënderoi ambasadorin amerikan për mbështetjen e fuqishme të SHBA’s, si partnere kryesore e Kosovës dhe për bashkëpunimin e shkëlqyem për të cilin tha se do të forcohet edhe ma tej.

Ai e njoftoi ambasadorin Delawie se do të angazhohet për reforma në sektorin e drejtësisë, në luftimin e korrupcionit dhe diskriminimit si dhe në dialog.

Presidenti Thaçi e pershëndeti raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë gjatë vitit 2015 dhe theksoi se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë për të gjetunat në raport.