Thaçi e pret shefin e EULEX-it, i premton bashkëpunim të matutjeshëm

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ushtruesin e ri të detyrës së shefit të EULEX’it, Bernd Thran, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin në mes të institucioneve të Kosovës dhe EULEX’it, mbas miratimit të ligjit të ri si dhe mbas ristrukturimit të misionit.

“Kemi vendos nji traditë të mirë të bashkëpunimit”, u shpreh presidenti Thaçi, i cili shtoi se ky bashkëpunim i mirë duhet me vazhdue.

Simbas tij, institucionet e Kosovës kanë shtue kapacitetet e veta dhe janë të gatshme me marrë edhe ma shumë kompetenca.

Ushtruesi i detyrës së shefit të EULEX’it, Bernd Thran, theksoi se EULEX ka me vazhdue bashkëpunimin me institucionet e Kosovës edhe mbas ristrukturimit të mbrendshëm të misionit.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Kosova mbetet e përkushtueme në konsolidimin e sundimit të së drejtës.