Thaçi e takon Papen, jep lajm të mirë për Kosovën!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në nji postim në Facebook ka thanë se Papa Françesku ka plane me vizitue Kosovën.

Thaçi e ka takue Françeskun dje gjatë ceremonisë së shejtnimit të Nanës Terezë.

Ky asht postimi i plotë i Thaçit:

Dje pata audiencë private me Papa Françeskun, me të cilin përsëri reflektuam për rolin e Kosovës për paqe në Ballkan dhe rolin e Shën Terezës për paqe në botë.

Ati i Shenjtë më njoftoi edhe për planet e tij për të vizituar Kosovën dhe për njohjen e realitetit në Ballkan.

Si president i vendit dhe i popullit të Shën Terezës, ndjehem pafundësisht krenar. HTH