Thaçi e Veseli n’Prekaz. 35 vjet nga rania e Tahir Mehes

kullamehaj

Sot bahen 35 vjet nga rania e Tahir Mehës.

Jo vetëm Tahir Meha, ishte aktivist.

Edhe familja e tij njihej si aktivistë që kishin ndikim dhe jashtë rrethit ku banonin.

Familja e tyne ishte e njohun për aktivitete politike kundër sistemit të regjimit, dukuri jo e rrallë në Prekaz të Drenicës.

Familja e tyne ishte e njohun për kullën e Mehajve, e t’atit Nebihut.

Tahiri i cili edhe i ishte kundërvënë me forcë sistemit pushtues jugosllav, më 13 Maj 1981, si rezultat i kësaj kundërvanie vritet nga forcat policore jugosllave.

Tahir Meha në këtë përleshje simbas mediave jugosllave vrau 9 dhe plagosi 2 policë serbë.

Për aktivitetet e tij kundër pushtuesit shpesh nga adhuruesit e rrugës së tij thirret me titullin popullor “Burri i dheut”.

Tahir Meha lindi më 10 Tetor 1943 në Prekaz të Drenicës.

Simbas shkrimeve të mahershme, Tahiri me baben e tij kanë luftue për 20 orë.

Për ta përkujtue ranien heroike të atdhetarëve Tahir e Nebih Meha, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kanë me ba homazhe pranë varrit të atdhetarëve.

Derisa në mesditë mbahet në akademi përkujtimore.