Thaçi: FAK’u asht forca e standardeve të NATO’s!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thanë se Forca e Sigurisë së Kosovës asht gati me u shndërrue në Forcat e Armatosuna të Kosovës.
Këto deklarata Thaçi i ka ba në rrjetin social Facebook, dhe ka theksue se FAK’u ka me qenë nji forcë e standardeve ma të nalta të NATO’s.

 

Ky asht postimi i plotë:

 

Në Ditën e FSK-së kujtojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës është rritur në një forcë të standardeve më të larta ndërkombëtare dhe është kthyer në një forcë profesionale, multi-etnike, me përfaqësim të duhur gjinor, sukseset e së cilës kanë tejkaluar kufijtë e Kosovës.

Njësitet e saj morën medaljen e artë në manovrat në Britani të Madhe, kadetët e saj trajnohen dhe dallohen për suksese në akademitë më prestigjioze ushtarake në botë, trupat e saj ndihmojnë në aksione të kërkim-shpëtimit në rajon e më gjerë. Ata janë krenaria jonë, besimi ynë në të ardhmen tonë të sigurt, në paqe e stabilitet.

Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë është gati që të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës. Do të jetë kjo një forcë e standardeve më të larta të NATO-s, profesionale, me përfshirje të gjerë të të gjitha komuniteteve dhe gjinive, që do të angazhohet për paqe dhe stabilitet në Kosovë, në rajon dhe kudo në botë. HTH

 

thaciiiifsk