Thaçi falënderon ambasadorin amerikan për mbështetje!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ishte ndër perfaqësuesit e parë të korit diplomatik që hyni dje në Kuvendin e Kosovës, për të ndjek procesin e votimit të presidentit të Kosovës.

Madje, ai i rezistojë edhe gazit lotsjellës.

Mbasi përfundoi procesin, Delawie ishte ndër të parët që uroi Hashim Thaçin për postin e ri.

Nji ditë mbas, Thaçi falënderoi ambasadorin amerikan për mbështetjen që i ka dhanë tanë procesit.

Përmes profilit të tij në Twitter, Thaçi ka tregu se përmes nji telefonate, ai ka falënderu ambasadorin amerikan për mbështetjen që i ka dhanë procesit.