Thaçi: Fan Stilian Noli, intelektuale me dije enciklopedike

Presidenti i zgjedhun Hashim Thaçi, ka shkrue në Facebook me rastin e 51-vjetorit të vdekjes së Fan Stilian Nolit.

Thaçi e ka konsiderue Nolin si intelektual të shquem, që la gjurmë të thella në historinë dhe kulturën shqiptare.

Qe postimi i plotë i Thaçit:

Sot është 51 vjetori i vdekjes së intelektualit të shquar, politikanit të njohur, ish kryeministrit të Shqipërisë, Fan Stilian Noli.
Erudit, historian, poliglot, përkthyes dhe shqipërues i kryeveprave të letërsisë botërore, Fan Noli la gjurmë të thella në historinë dhe kulturën shqiptare duke dhënë kontribut në shumë fusha.
Ai ishte themelues i Kishës autoqefale shqiptare dhe i përket brezit të intelektualëve të shquar shqiptarë me dije enciklopedike. HTH