Thaçi, si Veseli, flet për shkuemjen e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme (video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folë rreth zgjedhjeve të parakohshme në të cilat mundet me shkue vendi.
Ai ka theksue se në zgjedhje mund të shkohet vetëm në dy mënyra.
“Aktualisht nga ajo që shoh dhe kuptoj, mazhoranca ka nji fuqi në kuptimin edhe te numrit edhe te fuqise politike, dhe e shoh që asht nji mirëfunksionim i institucioneve. Por, ne çdo rrethanë, në zgjedhje mund të shkohet vetëm në dy mënyra: nëse kjo mazhorancë e humb fuqinë ne Kuvendin e Republikës së Kosovës; apo në rast të marrëveshjeve të tyne politike”, ka thanë Thaçi, gjatë homazheve te vendi i ranies së deshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Ai ka theksue se si president i vendit asht i obliguem me i krye detyrat kushtetuese dhe ligjore.

“Por, diçka e tillë nuk ka ardhe në zyrën time dhe askush nuk më asht drejtue në zyrën time, as prej partnerëve të koalicionit e as prej partive të tjera. Aktualisht jemi tue punue në përcaktimin e datës së zgjedhjeve në Drenas. Nesër ose mbasnesër ka me u konfirmue data e zgjedhjeve”, ka thanë Thaçi.