Thaçi: FSK e gatshme me u ba ushtri, pa kallxue kur!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të Mërkurën se Forca e Sigurisë së Kosovës po forcohet dita- ditës në pritje të transformimit të saj.

Në ceremoninë e përurimit të Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim në kazermën e FSK’s “Europianët e ri” në Pomozotin, Thaçi e vlerësoi FSK’n si storie suksesi ndërsa shtoi se kjo forcë gradualisht po rritet në drejtim të mirëmbajtjes së kapaciteteve operacionale.

“FSK çdo ditë reflekton zhvillimin dhe ka ba mirë çdo herë kur ka intervenue si mbrenda ashtu edhe jashtë Kosovës”, tha Thaçi tue ju referue intervenimeve në situata emergjente në disa raste.

Aktualisht, FSK asht në përpjekje për transformimin e saj në Forcë të Armatosun të Kosovës, por Kuvendi nuk ka mujt me marrë nji vendim për këtë hap tash e ma shumë se dy vjet.

Në këtë ceremoni, Thaçi nuk përmendi ndonji afat për transformim kur tha se “FSK asht ushtria e ardhshme e Kosovës”.

“FSK asht tregues ma i mirë i karakterit të shtetit dhe shoqnisë tonë tue perfshi pjesëtarë të krejt komuniteteve”, tha Thaçi.