Thaçi: Heqja e vizave – meritë e jona, jo dhuratë e BE’s

Rekomandimi i Komisionit Europian për heqjen e vizave për Kosovën, nuk asht dhuratë , por meritë e zbatimit të plotë të të gjitha kritereve të nevojshme demokratike.

Kështu i tha sot, Presidenti i Republikës Hashim Thaçi, Komisionerit Europian për Zgjanim, Johannes Hahn.

Ndërsa Komisioneri ritheksoi edhe nji herë dy kërkesat e mbetuna në mënyrë që qytetarët e Kosovës me lëvizë lirshëm mbrenda zonës Schengen, Demarkacioni dhe lufta kundër krimit të organizuem dhe korrupsionit.

Në fokus të fjalës së tij ishte edhe zhvillimi ekonomik i Kosovës, si dhe ulja e papunësisë në vend.

Këto qëndrime, Hahn i ka mbrojtë edhe në takimet me liderët e tjerë institucionalë e politikë të vendit.