Thaçi: I bekuem që u zgjedha President në ditën e lindjes së Adem Demaçit

Presidenti i zgjedhun i Kosovës Hashim Thaçi, ka vizitue sot veprimtarin Adem Demaçi.

Thaçi ka shkrue në Facebook, se ndihet i bekuem që asht zgjedh President në ditën e lindjes së Demaçit.
Shkrimi i plotë:

Sot vizitova simbolin e rezistencës sonë kombëtare. Ndjehem i bekuar që u zgjodha President i Republikës së Kosovës në 80 vjetorin e lindjes së heroit të gjallë të kombit dhe mikut tim, Adem Demaçi. I uroj nga zemra shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë”.

thacidemaci thacidemaci2