Thaçi i bindun se Demarkacioni ka me kalue me 1 Shtator

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, asht i bindun se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi  ka me kalue më 1 Shtator.

Thaçi, në një bisedë telefonike për RTV Dukagjinin, ka thanë se nuk do të involvohet në debatet ndërpartiake porse, simbas tij, çashtja e demarkacionit tejkalon çashtjet politike “mbasi asht interes i shtetit dhe së i ardhmes”.

Ai asht i bindun se më 1 Shtator, kur në Kuvend do të hidhet për votim demarkacioni, nuk do të ketë tensione. Madje, asht shpreh i sigurt se Komisioni për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi ka ba nji punë të mirë dhe se demarkacioni ka me u votue nga shumica e deputetëve.