Thaçi i jep lamtumiren Meucci’t, por çka thotë për EULEX’in

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim lamtumirës shefin e deritashëm të EULEX’it, Gabriele Meucci, të cilin e falënderoi për punën e tij dhe bashkëpunimin e mirë në vitet sa ka shërbye në Kosovë.

“Ju falënderoj për punën që keni ba. Keni udhëheq me sukses nji organizatë komplekse dhe këtë e keni ba falë urtisë dhe qetësisë tuej”, ka thanë presidenti Thaçi.

Presidenti shtoi se EULEX’i asht mision i suksesshëm dhe se ka me vazhdue me qendrue në Kosovë, ndonëse me mandat të ri, që do të reflektojë realitetin kosovar.
“Bashkëpunimi me institucionet kombëtare ka qenë çelësi i suksesit të misionit”, përfundoi Presidenti Thaçi.

Shefi i EULEX-it, Meucci falënderoi gjithashtu për bashkëpunimin dhe vlerësimin për EULEX’in.