Thaçi: I kam bashkue te tanë për liri e pamvarësi, e kam me i bashkue edhe për anëtarësim në BE e NATO

Presidenti i zgjedhun Hashim Thaçi, në nji intervistë për të përditshmen austriake “Der Standard” ka fol për situatën politike në Kosovë, për rolin e tij si President në tejkalimin e krizës dhe integrimet euroatlantike.

Tue diskutue për kundërshtimin e opozitës për zgjedhjen e tij President, Thaçi theksoi se ka me qenë President i të gjithëve, pamvarësisht nga përkatësia e tyne politike ose etnike.

Unë kam qenë në gjendje që t’i bashkojë të gjithë për të luftuar për liri, kam qenë në gjendje që t’i bashkoj të gjithë kur ishte në pyetje pavarësia e Kosovës. Dhe, unë jam i sigurt se sërish do t’i bashkojë të gjithë në përpjekjet tona për anëtarësim në BE dhe NATO”, ka thanë Thaçi për “Der Standard”.

Për të, në Kosovë tashma asht krijue nji traditë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha partive politike.

Unë do të punojë me çdo udhëheqës politik individualisht, por edhe në grup, pavarësisht a janë shqiptar, serb apo i përkasin ndonjë grupi tjetër etnik”, ka paralajmërue Thaçi.

Thaçi e komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhun me Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe. Ai tha se Kushtetuesja ka dhanë udhëzime të qarta se qysh duhet me ndodh krijimi i AKS’s.

Asociacioni nuk do të ketë kompetenca legjislative apo ekzekutive. Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese madje ka obliguar Qeverinë e Kosovës për krijimin e këtij Asociacionit”, ka shtue ai, tue i ba thirrje opozitës që edhe ata me marrë pjesë në këtë process.

Sa i takon Demarkacionit me Malin e Zi, presidentja tashmë ka themeluar një komision ndërkombëtar, i cili do ta shqyrtoj këtë çështje. Dhe opozita duhet të luaj një rol në këtë proces”, ka thanë Thaçi.

Në pyetjen se a ka nevojë me pasë nji ndërmjetësim ndërkombëtar në tejkalimin e krizës politike në Kosovë, Thaçi ka theksue se sugjerimet janë të mirëseardhuna, por ai beson se këtë situatë kosovarët kane me tejkalue.

Është e rëndësishme që të sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë dhe të ecim përpara. Ne presim rekomandimin për liberalizmin e vizave, ne duhet ta ndërtojmë ushtrinë e Kosovës, në mënyrë që të bëhemi pjesë e parnteritit për Paqe dhe NATOS-s”, ka shtue ai.

Ne nuk kemi shkelur asnjë Konventë apo Ligj ndërkombëtar, ne kemi shkelur vetëm ligjet diskriminuese të Sllobodan Millosheviqit dhe për këtë jam shumë krenar. Lufta e popullit të Kosovës ishte e drejtë”, tha Thaçi tue folë për Gjykatën Speciale.