Thaçi i kërkon Greqisë njohjen e Kosovës

Kreu i shtetit e falënderoi Ministrin Kotzias për mbështetjen e Greqisë dhe qëndrimin pozitiv ndaj Kosovës në proceset integruese rajonale dhe euro-atlantike.

“Përkundër mungesës së njohjes, e vlerësojmë pozitivisht nivelin aktual të dialogut politik ndërmjet dy shteteve. Na e kemi shpreh gatishmëninë tonë për me ruejt e thellue shkallën e arritun të bashkëpunimit politik tue vazhdue praktikën e takimeve dhe vizitave të niveleve të nalta politike, të cilat kontribuojnë në ecuninë pozitive të marrëdhanieve tona fqinjësore dhe që nxisin bashkëpunimin dhe dialogun mes dy vendeve”, ka thanë Presidenti Thaçi gjatë takimit.

Ai shprehu bindjen e tij se njohja e Kosovës si shtet i pamvarun dhe sovran nga Greqia kishte me forcue stabilitetin dhe paqen në rajon dhe kishte me promovue perspektivën euro-atlantike të Kosovës dhe të gjithë rajonit.

Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, Presidenti Thaçi theksoi se Kosova shume shpejt ka me hap Zyrën për Çashtje Ekonomike në Athine e cila ka me qenë katalizator i rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve respektive.

 

 

Shperndaje në: