Thaçi i nderuem qe tash ka me sherbye si garantues i Kushtetutës

thaciiipresidentii

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në rastin e tetë vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, asht betue se do të shërbej si garantues i funksionimit të institucioneve të vendit, gjithmonë në pajtim me Kushtetutën.

Ai në nji postim në rrjetin social Facebook ka shkrue se me këtë Kushtetutë janë vënë themelet e shtetit që gëzojmë sot.

Lexoni postimin e plotë të Thaçit:

Sot është përvjetori i tetë i Ditës së Aprovimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Me këtë Kushtetutë u vunë themelet e shtetit që e gëzojmë sot, i cili promovon dhe mbron të drejtat e liritë e njeriut, si dhe ndan qartë pushtetet në sistemin tonë demokratik, ku qytetari është sovrani i vërtetë.

Në këto vite kemi instaluar traditën e respektimit të Kushtetutës dhe parimeve të saj, por ndonëse Kushtetuta është një udhërrëfyes për një shoqëri të lirë e demokratike, fuqizimi i shoqërisë bazohet edhe në pjesëmarrjen aktive të vetë qytetarëve.

Jam i nderuar që tani kam përgjegjësinë që në detyrën time të re si President i Kosovës, të shërbej si garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë. HTH