Thaçi i pikëlluem me fatkeqësinë natyrore n’Itali

Presidenti i vendit Hashim Thaçi asht shpreh i pikëlluem për fatkeqësinë natyrore që ka prek sot Italinë.

Thaçi ka theksue se në këto çaste të veshtira të gjithë janë pranë popullit italian.

Ky asht postimi i plotë i Thaçit:

Me pikëllim të thellë mësova për fatkeqësinë e rëndë natyrore që ka prekur Italinë dhe në këto çaste të vështira të gjithë ndihemi pranë popullit mik italian.
Në emër të popullit të Kosovës shpreh ndjenjat më të ngrohta të solidaritetit dhe ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit e viktimave.
Po ashtu uroj shërim sa më të shpejtë për të lënduarit e shpresoj që pasojat e dëmeve të kapërcehen sa më shpejtë. HTH