Thaçi i thotë n’sy BE’s: Qasja juej asht diskriminuese!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbledh sot Këshillin Kombëtar për Integrim Europian, ndërsa në këtë mbledhje kërkoi që t’i kushtohet vëmendje e veçantë përfundimit sa ma të shpejtë të procesit për liberalizimin e vizave.

Ai ka thanë se asht e pajustifikueshme gjendja ekzistuese në të cilën qytetarët e Kosovës vazhdojnë me qenë të privuem nga e drejta për me lëviz pa viza në vendet e Bashkimit Europian, respektivisht në Zonën Schengen.

“Qysh në fillim të dialogut për liberalizimin e vizave jemi ballafaque me nji qasje ndryshe nga Komisioni Europian në raport me Kosovën, sepse na asht kerkue me zbatue dyfish ma shumë kritere se vendet tjera të rajonit dhe nji metodologji rigoroze të vlerësimit. Por, Kosova si asnji vend tjetër në rajon ka zbatue të gjitha kriteret e kërkueme”, ka thanë ai.

Simbas tij, ky ka qenë realiteti dhe duhet përball me të.

“Na jemi të zgjedhun dhe kemi pergjegjësi kushtetuese dhe morale para qytetarëve tanë të zgjedhum problemin”, ka thanë ai.

Sado e padrejtë të konsiderohet kjo qasje e Bashkimit Europian në raport me Kosovën, simbas Thaçit, e vërteta asht që vendimi nga institucionet e BE’s për liberalizimin e vizave asht peng i përmbylljes së ratifikimit të Marrëveshjes për shenimin e vijës kufitare me Malin e Zi por dhe demonstrimin e rezultateve bindëse në luftën kundër krimit të organizuem dhe korrupsionit.

Thaçi e konsideroi krejtësisht jo të drejtë këtë qasje të Bashkimit Europian.