Thaçi: Institucionet e drejtësisë me punue ma shumë për viktimat e dhunës!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në konferencën “Drejtësi dhe rimëkambje për viktimat”, të cilën e ka organizue nga Prokuroria e Shtetit.

Në kuadër të masave që janë ndërmarrë për ndërtimin e nji shteti të dinjitetshëm, Presidenti Thaçi ka thanë se asht edhe nxjerrja e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe më pas edhe krijimi i mekanizmave përkatës që janë të nevojshëm për zbatimin e këtij ligji.

“Në rrjedhë të synimeve dhe obligimeve kushtetuese dhe ligjore, shfrytëzojë rastin që në këtë konferencë, ku po fillon shënimi i javës për të drejtat e viktimave, me ftue të gjitha autoritetet kompetente, që karshi obligimeve kushtetuese dhe ligjore të sigurojnë që viktimat e krimit të trajtohen me profesionalizëm, tue respektue të drejtën në siguri, dinjitet, jetën private e familjare të tyne dhe tue njoft ndikimin negativ të krimit në viktimat e krimit”, ka thanë Thaçi.

Ai i ka ftue krejt institucionet relevante që të bajnë edhe ma shumë për informimin e qytetarëve për të drejtën e tyne në kompensim.