Thaçi: Interes shtetnor asht me u krye Demarkacioni e liberalizimi i vizave!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në Tiranë në konferencën e përbashkët me homologun e tij shqiptar, Bujar Nishani, foli edhe për çashtjen e demarkacionit.

Simbas tij, kjo çashtje duhet me u përmbyll.

“Interesi shtetnor asht me u krye çashtja e demarkacionit dhe e liberalizimit të vizave. Besojmë se kufini nuk do të jetë pengesë për vizat”, tha ai.

Thaçi, po ashtu, përmendi edhe transformimin e FSK’s në Forca të Armatosuna dhe bashkëpunimin me strukturat e NATO’s.