Thaçi: ISIS s’ka lidhje me fe, mos të bahemi injorantë me mohue ekstremizmin në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklarue se besimi nuk asht arsyeja kryesore se pse të rijtë kosovarë kanë shkue në ISIS.

Ai gjatë nji interviste për RTV Dukagjini ka thanë se bashkangjitja e kosovarëve në këtë organizatë nuk ka të bajë me besimin dhe ideologjinë.

Bile, simbas Thaçit, edhe ata që udhëheqin këtë organizatë nuk e bajnë për këtë qëllim.

Presidenti i vendit ka vlerësue se askush nuk duhet me u ba injorant dhe me mohue se nuk ka pasë elemente radikale në Kosovë.