Thaçi ja mohon seancën solemne Adem Demaçit

1 muej ma parë Kadri Veseli premtoi se Kuvendi ka me ja festue datëlindjen Demaçit
Presidenti tashma i zgjedhun ja mohoi Heroit të gjallë të Kosovës, Adem Demaçit, seancën solemne në 80-vjetorin e tij, e cila ju kishte premtue nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Këtë premtim Veseli e kishte dhanë bash nji muej ma parë, me 26 Kallnor të këtij viti, mbas takimit me Shoqatën e të Burgosunve Politikë.

Sikurse e thotë përgjigjja e Veselit, dje duhej që Kuvendi me mbajtë nji seancë solemne në nder të ikonës shqiptare Adem Demaçi, por kjo nuk u ba, për shkak se partnerët e koaliconin qeverisës vendosën që 26 Frori me qenë data e zgjedhjes së Presidentt të ri të Republikës.

E në pamundësi të mbajtjes së seancës, vetë Veseli mori pjesë në akademinë solmene të mbajtun dje për nder të 80-vjetorit të lindjes së Demaçit, ku ishte i pranishëm edhe ish-presidenti i Shqipnisë Alfred Moisiu.

Ndërsa nga ulësja e tij në Kuvend, pak para fillimit të raundit të tretë të votimit, kryetari gjeti rastin me ja urue edhe nji herë datëlindjen Heroit të gjallë të Kosovës.