Thaçi: U zgjedha president në pajtim me Kushtetutën

Presidenti i zgjedhun i Kosovës, Hashim Thaçi, në nji intervistë për Zërin e Amerikës tha se do të punojë me të gjitha forcat politike për të tejkalu ato që quejti dallime ndërmjet tyne.

Në këtë intervistë ai tha se zgjedhja e tij, që u përcoll me kundërshtimet e opozitës, ka ndodh në pajtim me Kushtetutën e ligjet e vendit, ndërsa mohoi të ketë ba leshime ndaj përfaqësuesve të komunitetit serb në këmbim të votës së tyne.

Ai tha po ashtu se në Kosovë nuk ka asnji mëdyshje rreth ngritjes së Gjykatës së Posaçme për krime lufte.

“Kosova ka krye nji provim të ri, me sukses të plotë. Ka dhanë nji provim të jashtëzakonshëm, demokratik, kushtetues, ligjor, transparent dhe politikisht korrekt, në nji proces gjithëpërfshimës, participues, prandaj është koha që të gjithë, pa dallime etnike, pa dallime politike, të vazhdojmë të punojmë bashkarisht në prioritetet tona të ardhshme në konsolidimin dhe forcimin e shtetit tonë. Dhe kjo asht edhe detyra ime, do të jetë edhe shërbimi im si president i zgjedhun i Republikës së Kosovës”, ka thanë Thaçi.