Thaçi ka me ndryshue Kushtetutën për me pasë ma shumë kompetenca?

Prej 7 Prillit e së këndejmi, në Kosovë ka fillue punën Presidenti i ri, Hashim Thaçi. Nji politikan i vjetër me mbi 2 dekada që ka kalue nëpër gati se t’gjitha institucionet shtetnore, tani ka marrë pozitën e t’parit të shtetit. Edhe pse në dukje nji pozitë e naltë udhëheqëse, në fakt Presidenti i Republikës së Kosovës në praktikë asht shumë herë ma e ulët. Kompetencat që i jepen këtij posti nga Kushtetua, janë të pakta, ose thanë ndryshe krejt formale.

Mirëpo, a ka me u vetëmjaftue nji veteran i politikës, me vetëm kaq kompetenca? A e ka ba tanë këtë luftë politike për me ardhë në këtë pozitë për vetëm 30 kompetenca, shumica prej të cilave ka t’bajë me emnime në pozita ma t’ndjeshme?

Profesori universitar dhe njohësi i çashtjeve Kushtetuese, Mazllum Baraliu, përmes ekrani të Televizionit Rrokum e ka sugjerue Presidentin Thaçi që mos me ba përziemje kompetencash.

Ndërsa politikani dhe juristi Azem Vllasi, thotë se edhe pse Kosova me Kushtetutë asht Republikë Parlamentare, mundet që Kushtetua me u ndryshue, mirëpo simbas tij, për këtë hap duhet nji debat i gjanë publik.

Vllasi rendit çashtjet që Presidenti i ri mundet me i prekë në Kushtetutë, kompentencat që mundet me ia dhanë vetes.

Mirëpo njohësi tjetër i Kushtetuesës, profesori Riza Smaka thotë se kishte me qenë i kënaqun nëse Thaçi kishte me krye me përgjegjësi të plotë punën edhe me vetëm këto 30 kompetenca që i ka tash për tash.

Profesor Smaka thotë se kompetenca që ka Presidenti tash për tash janë të mjaftueshme. Mirëpo simbas tij, ndryshimet kushtetuese mund të bahen lehtë, nëse sigurohen 2/3 e votave të deputetëve.