Thaçi ka nji kërkesë për NATO’n

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij në Bruksel, ka zhvillue nji takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg.

Simbas komunikatës, në takim u bisedue për mundësinë e inicimit të nji dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe NATO’s, si dhe për bashkëpunimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës me Aleancën Veri-Atlantike.

Të dy liderët konfirmuen interesin e tyne për zhvillimin e matejmë të marrëdhanieve ndërmjet NATO’s dhe Kosovës.

Presidenti Thaçi u shpreh se FSK’ja asht e gatshme që me marrë pjesë në manovra, por edhe me kontribue në misionet paqeruajtëse të NATO’s, sidomos në fushat ku asht specializue dhe ka ba përvojë FSK’ja. “Kosova asht e vendosun që me u ba anëtare e NATO’s”, ka thanë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, theksoi se, KFOR’i ka me vazhdue misionin e tij për nji ambient të sigurt në Kosovë dhe ka me garantue lirinë e lëvizjes për aq kohë sa asht e nevojshme.

Sekretari i Përgjithshëm vlerësoi se, çfarëdo reduktimi i numrit të forcave të NATO’s në Kosovë ka me u bazue në përmirësimin e kushteve në terren.