Thaçi: Kam me bashkue popullin drejt BE dhe NATO

ballina-e-srf

Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi dha interviste për televizionin publik zvicran “SRF”. Ai foli për gjendjen politike në Kosovë, për marrëdhaniet me Zvicrën si dhe për prioritet e tij si president i ri i Kosovës.
N’intervistën që “SRF” e prezenton si ekskluzive, Thaçi ka paralajmëru perspektivë dhe shpresë të re për Kosovën, transmeton KosovaPress.
Si të arritun kryesore, Thaçi prezenton bashkimin e popullit të Kosovës rreth qëllimeve dhe këtë e prezenton si fuqinë e tij kryesore. Ai ka thanë se gjatë viteve ’90, ka arrite me bashkue popullin rreth nji qëllimit të lirisë, me 2008 rreth shpalljes së pavmarësisë.
“Jam shumë i bindun që kam me bashkue popullin edhe në rrugën drejt BE dhe NATO”, ka thane Thaçi.