Thaçi: Kam me qenë President i të gjithëve, njajtë si në luftën çlirimtare

Presidenti i sapozgjedhun i Kosovës Hashim Thaçi, ka qenë sot në Likoshan ku ka ba homazhe në 18 vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit.

Përmes nji shkrimi në Facebook, Thaçi kallxon se ka marrë shumë urime nga banorët e kësaj zone, e qysh tha ai, kjo ja përkujton me qenë President i të gjithëve pa dallime partiake.

 

Shkrimi i plotë:

Vizita ime e parë pas zgjedhjeve presidenciale në Kuvend ishte në Likoshan. Aty u përula dëshmorëve të kombit. Liria jonë sot dhe demokracia që ndërtuam ka rrënjët në këtë tokë të bekuar. Mora edhe shumë urime nga banorët e kësaj zone, por kjo veç sa më përkujton peshën e detyrës së qenuri President i të gjithëve, pa dallime partiake, ashtu siç ishim edhe në luftën tonë çlirimtare pa dallime dhe ndasi partiake. HTH