Thaçi kerkon bashkim n’luftën e trafikimit me njerëz

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në konferencën e organizueme për Ditën e Bashkimit Europian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Simbas nji njoftimi të Presidencës, Thaçi ka theksue se shumë njerëz anembanë botës janë tue u përball me këtë fenomen të turpshëm dhe as Kosova nuk asht e përjashtueme prej tij.

“Ky fenomen duhet me u parandalue përmes veprimeve dhe masave konkrete”, ka thanë presidenti Thaçi.

 Ai ka thënë se asht momenti i duhun që të gjithë të bashkohemi, që të parandalojmë dhe luftojmë këtë krim, në të gjitha format e tij dhe njikohësisht me ba ma shumë për mbrojtjen e viktimave të trafikueme.

 

Simbas presidentit Thaçi, asht përgjegjësi e çdo institucioni dhe çdo personi në Kosovë, me u angazhue për me i dhanë fund trafikimit me njerëz në të gjitha format e tij.