Thaçi kerkon efikasitet ma të madh ndaj korrupcionit!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në takimit e Keshillit Kombëtar Kundër Korrupcionit ka thanë se funksionimi i nji këshilli të tillë asht i nevojshëm, por që duhet të ketë rezultate.
Ai ka thanë se korniza ligjore asht kompletue në mas të madhe.

“Përkundër debateve nëse duhet të kemi mekanizma të tillë mendoj se funksionimi i këtij këshilli asht i nevojshëm por që duhet të ketë rezultate konkrete. Korniza ligjore asht kompletue në masë të madhe”, ka thanë ai.

Ai ka thanë se qytetarët duhet të kenë besim në institucione, tue shtue se shpesh herë përcepcioni i qytetarëve nuk e paraqet gjendjen reale.

Thaçi ka shtue se duhet të ketë efikasitet ma të madh nga gjyqtarët në rastet e duhuna për korrupcion mbasi nuk mjafton vetëm hetimi apo ngritja e aktakuzës.

Ai ka kritikue BE që për shkak të mos unitetit të tyne po e mbajnë Kosovën të izolueme.