Thaçi: Kodi +383 asht pronë e Kosovës

hashim-thaci-zyre

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka urue sot për kodin telefonik të Kosovës +383.

Thaçi ka theksue se pozicioni i shtetit tonë forcohet edhe ma shumë në arenën ndërkombëtare me kodin e ri në fushën e telekomunikacionit.

“Kodi telefonik +383 asht pronë e Kosovës, me të cilin kanë me  administrue institucionet tona. Operimet ilegale dhe pengesat e deritashme do të eliminohen në tanësi”, ka shkrue Thaçi në Facebook.

 

Ky asht postimi i plotë:

 

Pozicioni i shtetit tonë forcohet edhe më shumë në arenën ndërkombëtare me kodin e ri në fushën e telekomunikacionit.

Kodi telefonik +383 është pronë e Kosovës, me të cilin do të administrojnë institucionet tona. Operimet ilegale dhe pengesat e deritashme do të eliminohen në tërësi.

Tash Kosovës i është hapur rruga që ta jetësojë edhe programin shtetëror të digjitalizimit. HTH