Thaçi: Kombëtarja e Kosovës ka me pas stadiumin e ri në Kryeqytet

Presidenti Hashim Thaçi ka premtue përsëri ndërtimin e nji stadiumi të ri për Kombëtaren e Kosovës mbas anëtarësimit të Shtetit në FIFA e UEFA.

Ai këtë premtim e ka dhanë përmes nji statusi në FB. 

“Mbas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, kombëtares së Kosovës i duhet nji vend dinjitoz për zhvillimin e garave ndërkombëtare. Kemi me ba çmos, që sa ma parë me fillue ndërtimi i stadiumit të ri në kryeqytet, me kapacitet prej 30 mijë ulëse, i prezantuem kohë ma parë. Vetëm kështu, anëtarësimi në UEFA dhe FIFA merr kuptim”, ka shkrue Thaçi.