Thaçi: Kosova dhe Serbia nuk kane mendje të ndrituna

Në intervistën e parë dhanë për emisionin “Opinion Internationale” te gazetarit Harold Hyman në televizionin francez BFM, mbas marrjes së detyrës së Presidentit të Republikës, Hashim Thaçi ka folë për shumë çashtje me t’cilat po ballafaqohet Kosova kohëve të fundit. Ai ka sigurue se ka me i ndejtë mbrapa rolit unifikues si President i vendit si dhe asht zotue se ka me punue fort për integrimin e Kosovës në BE e NATO.

“Kam me i krye detyrat e mia me përgjegjësi, e kam me prezantue Kosovën në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu kam me inkurajue zhvillimin socio-ekonomik dhe reformat demokratike. Ka me qenë nji kapitull i angazhimit tim për me e çue Kosovën drejt NATO’s dhe BE’s”, tha ai.

I pyetun për paragjykimet e francezëve ndaj shqiptarëve, Presidenti Thaçi ka theksue se populli francez e ka mbështetë Kosovën në periudha të ndryshme.

“Unë mendoj se asht i njajti popull që i ka mbështetë bombardimet e NATO’s gjatë kohës së luftës. Unë di gjithashtu që ky popull ka qenë shumë solidar me qytetarët e Kosovës gjatë viteve 1998-1999, që po ashtu e kanë mbështetë Qeverinë franceze, kur kjo e fundit e njohu Kosovën si shtet të pamvarun”, tha Presidenti.

Gazetari francez e ka pyetë Thaçin edhe për normalizimin e marrëdhanieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shpesh nga ndërkombëtarët krahasohet e kaluemja franko-gjermane e mandej edhe pajtimi i tyne, por për fat të keq, as kosovarët as serbët nuk kanë mendje të ndrituna si Balzak apo Gëte”, tha ai.

Gjatë intervistës Thaçi nuk ka lanë pa përmendë edhe emnin e shqiptares ma t’famshme në botë, Nanës Terezë, tue e thanë se ai vjen nga vendi i saj.