Thaçi: Kosova me Dua Lipan dhe Majlinda Kelmendin po ndërton nji rrugë të re

Presidenti Hashim Thaçi, e ka pritë në nji takim kangëtaren Dua Lipa.
Thaçi e ka çmue naltë Lipën dhe ka vlerësue suksesin e saj në skenën e muzikës ndërkombëtare.

Ai ja dorëzoi asaj Medaljen Presidenciale të Meritave.

“Asht kënaqësi që po pres në takim krenarinë e Kosoves dhe të botës shqiptare”, ka thanë Thaçi gjatë takimit me kangëtaren kosovare me famë botnore, raporton Rrokum.TV.

Thaçi ka deklarue se viti 2016 asht viti i Duas e Majlindës dhe se Kosova po ndërton nji rrugë të re me to.

Në anën tjetër, Dua Lipa ka thanë se ndihet e lumtun që asht shqiptare dhe që mundet me përfaqësue vendin e saj. /Rrokum.TV.