Thaçi: Kosovën frik ka me njoftë nji shtet i madh

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklarue se Spanja së shpejti pritet me njoftë pamvarësinë e Kosovës.

Thaçi këto deklarata i ka dhanë gjatë nji interviste për agjencinë spanjolle të lajmeve “EFE”.
Mirëpo, ai nuk ka dashtë me tërhek paralele mes shkëputjes së Kosovës nga Serbia dhe lëvizjeve separatiste në Spanjë.

“Spanja nuk asht Serbi, e as Katalonia Kosovë”, asht shprehë ai.

Ndryshe, Thaçi ka me marrë pjesë sot në inaugurimin e projektit të zgjerimit të Kanalit të Panamasë, së bashku me Mbretin e Spanjës, Juan Carlos I, dhe disa presidentë të tjerë.