Thaçi: Ky asht afati kur duhet me u ratifikue Demarkacioni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se Marrëveshja për Demarkacionin e kufirnt me Malin e Zi duhet me u miratue mbrenda 10 ditëve. Në të kundërtën, tha Thaçi, vendi ka me humbë shumë.

“Parlamenti i Kosovës duhet me votoue në 10 ditëshin e ardhshëm, para se me shkue në pushim, sepse mundemi me u vonue shumë dhe mundemi me humbim hapin me nji çmim të jashtëzakonshëm të shtetit për të ardhmen europiane”, tha Thaçi i ftuem në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova.