Thaçi: Maqedonia po ban aleancë me Serbinë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, në rezidencën e Ambasadës Britanike në Shkup zhvilloi takim me Ministrin Britanik të Shtetit për Europën, David Lidington, të cilin e shoqnonte edhe Ambasadori Britanik në vend, Charles Garrett.

Në takim asht bisedu për situatën politike në vend, për marrëdhaniet ndëretnike, për integrimet Euro Atlantike, si dhe për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, thuhet në komunikatën e PDSH’s

Në takim u bisedu për aktualitetin politike në Maqedoni.

Mbas takimit, Menduh Thaçi u prononcu edhe për çashtjen e paraburgimit të Gafurr Dugollit dhe pritjen që ai do të ekstradohet.

“Asht skandaloze, Maqedonia në njifarë forme dhe mënyre do që të tregoj aleancë me Serbinë, kjo asht e palejueshme, unë mendoj se kjo procedurë urgjentisht duhet të ndërpritet dhe mos pranohen fletarrestet të cilat i ka leshue Serbia, përndryshe nuk ka kuptim kurrfarë marrëveshje që nenshkruhet mes Serbisë dhe Kosovës” deklaroi Thaçi.