Thaçi me ministren sllovene, flasin për formimin e Ushtrisë (foto)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka prit në takim Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë, Andreja Katič.

Presidenti Thaçi e ka falënderue ministren Katič për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë dhe ka shpreh gatishmëninë që bashkëpunimi i mirë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë m’u thellue edhe ma shumë në t’ardhmen.

Ministren Katič, Presidenti Thaçi e ka njoftue edhe për bashkëpunimin rajonal të Kosovës.

“Kemi bashkëpunim të mirë bilateral, bashkëpunim politik, ekonomik dhe kulturor me vendet e rajonit, madje edhe me ato që nuk e kanë njoft Kosovën”, ka thanë Presidenti Thaçi.

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Sllovenisë, Andreja Katič, asht shpreh e kënaqun me bashkëpunimin në mes dy vendeve.

Presidenti Thaçi e ka njoftue Ministren Katič edhe për transformimin e FSK’s në Forcë të Armatosun të Kosovës.

Ai ka thanë se Ushtria e Kosovës ka me qenë forcë profesionale, në përputhje me standardet e NATO’s, shumetnike dhe në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës.