Thaçi me nji kerkesë të madhe n’Bruksel, qe cila asht ajo!

thacisculz

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qendron në Bruksel për nji vizitë zyrtare, ka takue Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz.

Simbas njoftimit për media, Thaçi e njoftoi Schulz për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë punën e vendit tonë për liberalizimin e vizave.

Me të, Thaçi ka bisedue për çashtjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, të cilit i ka thanë se Kosova ka përmbush të gjitha kriteret për ndërmarrjen e këtij hapi.

“Kosova i ka përmbush kriteret për liberalizimin e vizave dhe pret nji vendim meritor nga Bashkimi Europian për punën e bame nga institucionet e vendit”, ka thanë presidenti Thaçi.

Kreu i vendit theksoi se Kosova mbetet e angazhueme në konsolidimin e matejmë të shtetit, ndërsa e falënderoi presidentin Schulz për angazhimin e tij, të raportueses së BE’s, Tanja Fajon, si dhe të Parlamentit Europian për mbështetjen e vazhdueshme dhe për shtymjen përpara të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, theksoi se liberalizimi i vizave asht tema kryesore që preokupon Kosovën në marrëdhaniet e saj me BE’n.

Ai ka shpreh bindjen se për Kosovën do të ketë nji vendim meritor për angazhimin e saj në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të pritet edhe nga Përfaqësuesja e Naltë e Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

 

thacisultch