Thaçi me Papen, qysh shkaktoi ‘termet’ medial n’Serbi

Vizita e presidentit Thaçi në Vatikan dhe takimi i tij i dytë mbrenda nji kohë të shkurtë me Papa Françeskun ka shkaktue panik në Serbi.

Shumica e mediave atje sot janë marrë me këtë vizitë dhe paralajmërimin e Thaçit se Papa shumë shpejt pritet me vizitue Kosovën.

Edhe kësaj radhe, mediat e kontrollueme nga shërbimi inteligjent serb kanë vazhdue nji ofensive mediale kundër Kosovës.

E përditshmja serbe e kontrollueme nga shërbimi serb “INFORMER” shkruen se presidenti Thaçi tashma ka ba gati 10 milionë euro për me korruptue bashkëpunëtoret e Papës, që ai me njoft shtetin e ‘rrejshëm të Kosovës” siç e quen gazeta.

Me deklaratën e presidentit Thaçi se Papa Françesku ka me vizitue Kosovën, asht marrë edhe kreu i kishës ortodokse serbe, Irinej.

Ai për gazetën tjetër të afërt me shërbimin inteligjent serb “Kurir” ka thanë se nuk ka dijeni se Papa Fraçesku ka me vizitue Kosovën dhe që do ta njohë pamvarësinë e Kosovës, siç ka pohue presidenti kosovar, Hashim Thaçi.

Simbas tij, kisha serbe ende nuk ka qendrim sesi ka me veprue, në rast se Vatikani njeh pamvarësinë e Kosovës.

E ne lidhje me takimi nuk ka mungue as reagimi i Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic.

“Mendoj se asht nji njeri që i bashkon shumë njerëz dhe fe në botë, por asht kambëngulës në këtë përqendrimin për mos e njoft Kosovën”, ka thanë ai.

Ndërkohë, e përditshmja e njohun “Danas” shkruen krejt diçka tjetër.

Ajo shkruen se kreu i Kishës Katolike, e pranoi ftesën e presidentit Thaçi për me vizitue Kosovën.

 

thaci-ter

 

2-thacipapa