Thaçi merr edhe nji urim të randësishëm nga Amerika

Presidenti Hashim Thaçi përmes një shkrimi në Facebook ka ba të ditun se e ka zhvillue nji bisedë telefonike me zavendësndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee.

Yee e ka urue Thaçin për postin e ri. Ndërsa simbas shkrimit, Thaçi ia ka konfirmue përmbylljen e themelimit të Gjykatës Speciale.

Lexoni postimin e plotë:

Sapo zhvillova një bisedë telefonike me zëvendësndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee, i cili më uroi për zgjedhjen president i vendit. Së bashku biseduam për nevojën e stabilitetit institucional, dialogun e brendshëm politik dhe të jashtëm për normalizimin e raporteve me Serbinë, si dhe për thellimin e reformave në ekonomi dhe drejtësi.
Zotit Yee i konfirmova përmbylljen e themelimit të Gjykatës Speciale dhe shpreha zotimin tim se Kosova do të vazhdojë t’i thellojë raportet e shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë partnerët perëndimorë për anëtarësimin në NATO, për liberalizimin e vizave dhe implementimin e plotë të agjendës europiane. HTH