Thaçi urohet nga ky president i rajonit

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, e ka urue tashma Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për postin e ri, tue i shprehë gadishmëni për bashkëpunim dhe përkrahje edhe në të ardhmen.

 

Thaçi përmes nji shkrimi në Facebook bani të ditun se e ka pranue nji telefonatë nga homologu slloven, për të cilin ka bisedue për paqen dhe stabilitetin në rajon.

 

Lexone postimin e plotë të Thaçit :

 

Një telefonatë miqësore mora edhe nga Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili më uroi për zgjedhjen president i shtetit.
Biseduam për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për bashkëpunimin gjithnjë e më të madh në mes dy vendeve tona.
E tërë Evropa Juglindore është kthyer kah e ardhmja me bashkëpunim dhe përkrahje për njëri-tjetrin. Sfidat që i kemi janë të njëjta dhe janë motiv për thellim të bashkëpunimit edhe më të mirë mes të gjithëve. Për të gjitha këto do të bisedojmë me presidentët e rajonit në samitin Brdo-Brione, që do të mbahet në muajin maj.
Sllovenia dhe Kosova janë shembull i bashkëpunimit të mirë, që sa vjen e zgjerohet dhe thellohet. Kosova mund të marrë mësime të vlefshme nga përvoja e Sllovenisë në tranzicion dhe integrim në NATO e BE.