Thaçi: Mirupafshim, Joe Biden. Kemi me u takue përsëri

Presidenti i Kosovës ka shkrue se Kosova asht trashëgimi dhe përkushtim i familjes Biden.

Ai ka thanë se familja Biden ka me qenë gjithmonë e respektuar dhe e mirëseardhun.

Qe shkrimi i tij:

“Këtë herë edhe Kosova nderoi zëvendëspresidentin Biden, duke u lidhur më shumë me familjen Biden nëpërmjet kujtimit për Beau Biden. Kosova nuk është vetëm trashëgimi dhe përkushtim i familjes Biden, por edhe shtëpi ku gjithmonë do të jenë të mirëseardhur, të vlerësuar dhe të respektuar. Lavdi për Beau Biden. Mirupafshim, Joe Biden. Do të takohemi përsëri! HTH”.