Thaçi: Mustafa nuk i bani presion deputetëve të tij, por veç ka diskutue me ta

Zgjedhja e Hashim Thaçit për President të Kosovës asht shoqnue me mospajtime si nga ana e opozitës, edhe nga disa deputetë të LDK’s, të cilët ishin kundër votimit të tij për President.
Thaçi në nji emision të Klan Kosova, tha se askush nuk i ka ba presion deputetëve të LDK’s që të votojnë për të, por qysh tha ai, Isa Mustafa veç ka diskutue me ata.
Thaçi shtoi se posti i tij i ri s’ishte befasi, por rezultat i nji marrëveshje politike.

Kur të nënshkruajmë marrëveshje duhet respektuar. PDK-ja e ka respektuar marrëveshjen me LDK-në kur u votua Kryeministri Isa Mustafa. Vetëm 2 vota ishin kundër tij. Sjellja e dy partive, PDK-së dhe LDK-së ishte e përgjegjshme dhe shtetërore. Diskutimi me deputetët e LDK-së nuk ishte presion, por diskutim. Diskutimi me deputetët nuk është presion, mirëpo vetëm marrëveshje për respektimin e gjërave për të cilat kishim rënë dakord. Nuk ka pasur vend për befasi, gjithçka ka qenë normale dhe sjellje e përgjegjshme”.

 

Nuk kemi shkuar në seancë të papërgatitur, por ishim të përgatitur politikisht”.