Thaçi mysafir nderi në Ditën e Pamvarësisë së SHBA’ve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë ftesë që me qenë musafir nderi në Ditën e Pamvarsisë së Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

Ftesën e ka marrë nga Ambasadori i SHBA’ve në Panama, John Feeley, transmeton Rrokum.TV

Statusi i plotë i Presidentit Thaçi:

Gjatë qëndrimit në Panama, morra ftesën nga Ambasadori i këtushëm amerikan John Feeley, të jem mysafir nderi në pritjen e Ditës së Pavarësisë (4th of July).

Pata nderin të takohem me zonjën Biden e cila u falënderua për emërimin e një rruge kosovare me emrin e djalit të saj të ndjerë. Zëvendës Presidenti Biden dhe gruaja e tij janë miq të Kosovës dhe Kosova nuk i harron miqtë.

Në pritje bashkëbisedova edhe me Presidentin e Panamasë Juan Carlos Varela me të cilin do të kem edhe takime gjatë hapjes së kanalit të ri të Panamasë. Pata biseda edhe me kongresmenë amerikanë, ministra vendorë dhe pjesëtarë të korit diplomatik dhe ushtarak në Panama.

E veçanta e kësaj pritjeje amerikane ishte se organizohej në port, fare pranë luftanijes amerikane, simbol i dedikimit amerikan për mbrojtjen e botës së lirë. HTH