Thaçi: Nanë Tereza u shejtnue me prejardhjen e saj shqiptare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thanë se sot, bashkë me shejtnimin e Nanës Terezë u shejtnue edhe prejardhja e saj shqiptare.

Ai në nji postim në profilin e tij në Facebook, ka shkrue se populli ynë i dha botës nji nanë të dashtun për gjithë popujt.

“Populli ynë i dha botës një nënë të dashur për gjithë popujt. I dha një mrekulli, që me rrugën e saj fisnike ishte simbol i mirësisë dhe mishërim i vetive më të mira njerëzore. Sot, bashkë me shenjtërimin e Nënës Terezë u shenjtërua edhe prejardhja e saj shqiptare. HTH”, ka shkrue Thaçi