Thaçi në krah t’Erdoganit: Populli turk ishte ma i fuqishëm se tanket!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkrue në llogarinë e tij në “Facebook” ka shkrue për ngjarjet në Turqi.

Ai ka thanë se ka përcjellë me vëmendje zhvillimet në Turiq dhe se u deshmue që vullneti i qytetarëve turq ishte ma i fuqishëm se çdo tank.

 

Ky asht postimi i Thaçit n’Facebook:
Zhvillimet dramatike dhe tentimi për puç në Turqi u përcollën me vëmendje edhe nga institucionet dhe populli i Kosovës.

Vullneti i qytetarëve të Turqisë u dëshmua më i fuqishëm se çdo tanke. Ngadhënjimi i institucioneve legjitime në Turqi tregoi se demokracia është e pasfidueshme.

Në emër të popullit të Kosovës uroj që në Turqi të ketë paqe dhe stabilitet.

I përgëzoj të gjithë ata që këtë sfidë e përballuan me urtësi, por edhe me vendosmëri. HTH