Thaçi në Lojnat Olimpike, kërkon njohjen nga Brazili

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhdue takimet me presidentë dhe liderë shtetnorë gjatë qëndrimit të tij në Rio të Brazilit.

Në pjesëmarrjen e tij në Lojnat Olimpike, presidenti ka shfrutëzye momentin t’i kërkoj Brazilit njohjen e Kosovës si shtet të pamvarun.

Presidenti Thaçi ka takue zavendespresidentin e Brazilit, Michel Temer, të cilin e ka falenderue për pritjen e ngrohtë që i ka ba përfaqësuesve kosovarë në Brazil.

Në takim me Michel Temer, presidenti Thaçi ka kërkue që të ruhen kontaktet ndërmjet dy shteteve dhe të ndërtohet bashkëpunimi në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.