Thaçi: Nëse nuk votohet Demarkacioni, vnohen në pikëpyetje kredibiliteti i Kosovës dhe marrëdhaniet me SHBA

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi në nji intervistë ekskluzive për lajmi.net ju ka ba thirrje edhe nji herë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Në të kundërtën, thotë ai, ka me u vnue në pikëpyetje kredibiliteti i shtetit të Kosovës, por edhe marrëdhaniet me aleatin kryesor, SHBA’të.

Simbas tij, asht absurde se si opozita me ambicien e saj për pushtet asht përpjekë në këto muej që me nxjerrë Malin e Zi në sytë e opinionit publik të Kosovës si të ishte nji shtet dashakeq e grabitqar.

“Mund të thuhet me gojë të plotë se Mali i Zi asht nji shtet mik yni, sepse e ka mbështetë shtetin tonë në çdo hap apo proces ndërkombëtar, pamvarësisht kostove të mbrendshme e të jashtme. Ndryshe nga Bosnje Hercegovina, Mali i Zi na ka njoftë e mbështetë ndër të parët në rajon, pamvarësisht se nji e treta e popullsisë së këtij shteti i përket etnisë serbe dhe dirigjohet nga Beogradi”, ka thanë presidenti Thaçi.

Gjithashtu, Demarkacioni nuk lidhet vetëm me vizat e shumëprituna nga qytetarët tanë, por edhe me proceset e integrimeve Euro-Atlantike në përgjithësi. Na i kemi nisë vonë proceset e integrimit në BE dhe NATO krahasue me fqijt tanë, dhe nëse nuk dëshmohemi si partner të besueshëm e serioz ndaj mbështetësve tanë, ju siguroj që këto procese kishin me u zgjatë pafund dhe Kosova kishte me hy në kalkulime, për sa i përket integrimeve. Po ashtu, edhe me fqijt tanë malazez dalim si bukëshkalë që mbështetjen e madhe shtetnore që na e kanë dhanë e shpërblejmë me pretendime territorial.