Thaçi nga Roma: Takimi me Papen nder për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritë në Romë, ku pritet me takue Papa Franceskun në nji audiencë private.

Hashim Thaçi ka postue nji fotografi në Facebook ku ka kallxue se ka arritë në Romë për takimin me Papën.

“Sapo kam arritur në Romë. Nesër do të pritem në audiencë private nga Papa Francesco në Vatikan. Ky takim është nder i veçantë për mua dhe Kosovën”, ka shkrue Presidenti.

Mbas vizitës në Romë, Presidenti Thaci  të Premten ka me vizitue Washingtonin, ku ka m’u takue me Zavendëspresidentin amerikan, Mike Pence.

 

 

 

Shperndaje në: